258 gjoba dje në Shkup

LEXO EDHE:

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

“Në e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 258 masa prej të cilave 48 janë për tejkalim shpejtësie, 14 për vozitje pa leje dhe 109 dënime për kundërvajtje për këmbësorët”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata shtojnë se 6 masa janë shqiptuar për automjete të paregjistruara, 4 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 6 për mosdhënie të përparësisë dhe 42 për parkim jo të rregullt.

Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme