273 gjoba në Shkup, 32 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup dje (16.11.2023) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në Shkup janë shqiptuar gjithsej 273 gjoba, nga të cilat 32 për tejkalim të shpejtësisë, 12 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, nëntë sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 20 gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, 24 për mosvënien e rripit të sigurimit, gjashtë masa për automjetet me defekte teknike dhe të paregjistruara…

“Kontrollet në qarkullim do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e policisë. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme