Shinzo Abe u qëllua me dy plumba

Japonia është e shokuar!

Ish-kryeministrit Shinzo Abe, 67 vjeç, iu bë atentat gjatë një tubimi elektoral në qytetin e vjetër perandorak Nara.

Disa orë më vonë, Abe ndërroi jetë në spital. Dy plumba mendohet se u qëlluan drejt ish-kryeministrit.

Mediat kanë publikuar pamjet kur arrestohet autori, një veteran i ushtrisë.

Sipas medieve japoneze, 41-vjeçari i arrestuar është një ish-marins, që ka shërbyer për forcat detare të vendit për tre vite deri në vitin 2005.

Motivi i tij duket se ka qenë pakënaqësia. Mediat japoneze thotë se 41-vjeçari ka deklaruar pas arrestimit se ishte i pakënaqur dhe se donte ta vriste atë.

Ai përdori një armë të bërë vetë me dy gryka. Në Japoni është shumë e vështirë të gjesh një armë. Mediat shkruajnë se arma ngjan me ato armë historike të përdorura 500 vite më parë.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme