3 lokale të përshtatura për lojëra fati, procedohen në gjëndje të lirë 3 pronarët, një tjetër i shpallur në kërkim

Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, Policia e Fierit ka zbuluar 3 lokale ku kryhej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit, duke proceduar në gjëndje të lirë 3 pronarët, ndërsa një shtetas tjetër është në kërkim.


Lokalet ndodheshin në lagjen “Apollonia” të Fierit, e po hetohen:

L. G., 43 vjeç, pasi u konstatua në lokalin e tij, duke organizuar aktivitetin e jashtëligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet celularëve

Xh. V., 30 vjeç, pasi u konstatua në lokalin e tij, duke organizuar lojra fati nëpërmjet celularit

N. D., 19 vjeç, banues në fshatin Radostinë, pasi në lokalin ku ai punonte si kamarier, u konstatua duke organizuar veprimtarinë e jashtëligjshme të lojrave të fatit. Ndërsa Y. J., 38 vjeç, është i shpallur në kërkim si pronari i këtij lokali të fundit.

Nga uniformat blu janë sekuestruar 4 celularë dhe 1 laptop, të cilat do shërbejnë nën cilësinë e provës.

Çështja i ka kaluar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:
Fier/Aksione të përditshme në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për të zbuluar ambiente të përshtatura për lojëra fati.
Zbulohen 3 lokale të tjera të përshtatura për lojëra fati të ndryshme.
Për 3 rastet e goditura, procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 1 tjetri.
Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, i DVP Fier, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojrave të fatit, ka konstatuar se në 3 lokale në lagjen “Apollonia”, Fier organizoheshin lojëra fati të ndryshme. Për këto raste:
-u procedua në gjendje të lirë shtetasi L. G., 43 vjeç, pasi u konstatua në lokalin e tij, duke organizuar aktivitetin e jashtëligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet celularëve;
-u procedua në gjendje të lirë shtetasi Xh. V., 30 vjeç, pasi u konstatua në lokalin e tij, duke organizuar lojra fati nëpërmjet celularit;
-u procedua në gjendje të lirë shtetasi N. D., 19 vjeç, banues në fshatin Radostinë, pasi në lokalin ku ai punonte si kamarier, u konstatua duke organizuar veprimtarinë e jashtëligjshme të lojrave të fatit. Gjithashtu, u shpall në kërkim pronari i lokalit, shtetasi Y. J., 38 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij.
Gjatë kontrolleve në këto 3 lokale u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 celularë dhe 1 laptop.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme