Një 50-vjeçar, punëtor i një objekti në ndërtim në Shëngjin humbi jetën mesditën e kësaj të shtune (11 Prill), duke shënuar rastin e dytë brenda pak ditësh.
News24 bën me dije se viktima është Preng Gjoni, i cili është rrëzuar aksidentalisht teksa ishte duke punuar.
Mësohet se atij i kanë rënë në kokë sende të forta duke bërë që të humbë jetën menjëherë në vendin e ngjarjes.
50-vjeçari është dërguar në spitalin e Lezhës me një automjet privat, por ndërhyrja e mjekëve nuk ka dhënë rezultat.
I dyshimtë mbetet fakti se personat që transportuan Gjonin në spital janë larguar menjëherë.
Policia ka shoqëruar dy persona për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, që ishin duke punuar në objektin ku humbi jetën 50 vjeçari.
Dy ditë më parë, Emiliano Frroku, humbi jetën pasi teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Shëngjin.



