30 ditë paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka caktuar masën e paraburgimit të dyshuarit të nacionalitetit serb me inicialet Z.K, pasi që dyshohet se ka kryer krime lufte në Kosovë gjatë vitit 1999.

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, si dhe të dyshuarit Zlatan Kërstiq, ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari Z.K, dyshohet se ka kryer veprat penale të krimeve të luftës në Kosovë, konkretisht në fshatin Nerodime e Epërme, Komuna e Ferizajt, gjatë vitit 1999.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme