Ambasadori japonez Kiyoshi Koinuma në një takim që ka pasur me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, është zotuar se do t’i mbjellin 30 drunj “Cherry Blossom” në një nga parqet e Prishtinës.
Këta drunj karakteristik nga Japonia pritet të zbukurojnë njërin prej parqeve të Prishtinës, derisa Koinuma në takim me të parin e Prishtinës diskutoi edhe për zhvillimet politike në Kosovë në përgjithësi, si dhe për projektet e mandatit të dytë qeverisës në Prishtinë.