30 mijë fishekzjarre dhe një ton vaj u tregtuan në autobusin e “Besa trans” që mori 45 jetë?

Tragjedia në Bullgari preku mediat ndërkombëtare. Titujt bombastik për numrin e lartë të viktimave u shpërndanë gjithandej, pavarësisht qasjes së limituar të mediave për të arritur në vendin e ngjarjes.

The Guardian aksidentin e cilësoi si tragjedinë më të madhe në Evropë gjatë dekadës së fundit. Duke u thirrur në burime nga mediat bullgare, The Guardin i referohet dëshmitarëve okularë duke hedhur dritë edhe mbi shkaqet e aksidentit i cili sipas tyre erdhi falë një gabimi njerëzor.

CNN nis storjen me numrin e viktimave minoren. “12 fëmijë në mesin e 46 viktimave” potencohet në titullin e medias më të madhe ndërkombëtare. Sipas tyre shkaqet e aksidentit pritet të mësohen të paktën 6 muaj nga hetimi i detajuar, ndërsa si pista të mundshme përmendin: faktorin njeri dhe një problem teknik.

ABC NEËS tragjedinë e cilëson si “një autobus me kufoma”. Duke u thirrur në numrin e viktimave dhe 12 fëmijë brenda bilancit, ABC NEËS pretendon se flaka në autobus kishte ardhur si rezultat i një shpërthimi nga pjesa e parme, përkatësisht nën ulësen e shoferit.

Agjencia e lajmeve në Rusi, RUPTLY përveç tragjedisë, aksidentit i jep edhe një dozë diplomacie. Në tekstin e tyre potencohet se tragjedia e 23 nëntorit mund të ndikon pozitivisht në ngrohjen e raporteve Bullgari-Maqedoni e Veriut.

Agjencia e lajmeve në Francë, AFP, njëherë ndër mediat e para që bashkë me ato bullgare arriti në vendin e ngjarjes, aksidentin e një ditë me parë e cilësoi si tragjedinë më të madhe në Evropë në 10 vitet e fundit. Ishte AFP nga ku doli lajmi i bazuar në deklaratën e ekspertit bullgar se në autobus ka pasur sasi të madhe të lëndës djegëse.

Mediat në Turqi publikuan pamje nga kamerat e sigurisë kur turistët të ndodhur në autobusin e kompanisë “Besa Trans” lëshuan hotelin ku qëndronin. Nga ana tjetër, mediat në Britani të Madhe raportuan se një autobus nga bullgaria është aksidentuar në autostradën famëkeqe. Në Maqedoni të Veriut mediat nga rajoni dhe më gjerë vëmendje të madhe i kushtuan familjeve të viktimave dhe agjencisë turistike e cila ditë më parë për disa orë ishte e pakapshme për prononcim. Shumë media kanë dërguar edhe ekipet e tyre në Shkup për të transmetuar zhvillimet e fundit lidhur me aksidentin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme