Sakte.net / E hënë, 17 Tetor 2016 – 11:04
Të paktën 30 persona kanë humbur jetën në Pakistan, në një aksident ku u përfshinë dy autobus, njofton policia.
Fotografi nga vendi i ngjarjes shfaqin njërin autobus me dritare anësore komplet të thyera, ndërsa tjetrin me tavan të hequr, transmeton Express.
Zyrtarët njoftojnë se aksidenti ka ndodhur sot në orën 6 të mëngjesit sipas kohës lokale, afër Rahim Yar Khan.
“Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 30,” ka thënë inspektori policor i Rahim Yar Khan, Hassan Iqbal.
Ndërkohë, ekipet e shpëtimit thonë se edhe 30 persona të tjerë janë lënduar në këtë aksident.