Në shtëpinë e K.K.(66) në Recicë të Vogël, Tetovë, i cili gjendet me qëndrim të përkohshëm në Itali, mbrëmë në orën 23 e 50 ka shpërthyer një mjet me fitil të djegies së ngadalshme.
Policia njoftoi se kryerësi ende i panjohur, mbrëmë dhunshëm e ka hapur derën e shtëpisë, është futur brenda dhe në hyrjen në dhomën e qëndrimit ka vendosur një mjet shpërthyes, e ka ndezur fitilin dhe e ka lëshuar vendin e ngjarjes.
Nga detonimi në tërësi është dëmtuar brendësia e shtëpisë, xhamat, fasada. Tek shtëpia fqinje në pronësi të M.B.(57) i cili në momentin e shpërthimit ka qenë në shtëpinë e tij, detonacioni gjithashtu i ka thyer xhamat.
Ekipi i policisë dhe prokurorisë speciale ka kryer kontroll, është gjetur eksplozivi dhe është dërguar për ekspertizë.
SPB Tetovë është duke ndërmarr masa dhe aktivitete për zbardhjen e tërësishme të rastit.