303 pacientë me koronavirus në QKUK dhe spitalet rajonale, 38 në gjendje të rëndë

Ushtruesi i drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka dhënë detaje për gjendjen e pacientëve me COVID-19.

Krasniqi tha se nga 564 pacientë të spitalizuar, prej tyre 303 janë të konfirmuar me COVID-19.

Sipas Krasniqit 38 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Sot në këto momente sipas raportit ditor kemi 564 pacientë të spitalizuar, prej tyre 303 i kemi të konfirmuar me COVID, ndërkohë të tjerët në pritje të rezultateve për t’u konfirmuar ose për t’u përjashtuar sëmundja COVID. Nga këta 38 prej tyre janë në gjendje më të rënduar shëndetësore, janë të kyçur për respirator, 14 nga ta janë të intubuar, ndërkohë që 24 të tjerë janë në metoda të tjera jo invazive të kyçur për respirator. Siç jeni të informuar ne kemi filluar një qasje të regjionalizimit të pacientëve, të atyre që kanë nevojë për spitalizim dhe në këtë drejtim edhe spitali i Gjilanit po e jep kontributin duke trajtuar rastet më të lehta të cilët janë nevojë për spitalizim…Na u kërkua që ta ndihmojmë spitalin e Gjilanit me dy respirator dhe ne sot atë e kemi realizuar dhe nga sot spitali i Gjilanit ka në dispozicion 6 respirator për pacientët”, tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme