Maqedoni: Të rinjtë perspektivën e shohin në shtetet e BE-së, Kërçovë, 34 magjistra shkence të evidentuar si të pa punë

Migrimi i të rinjve në vendin tonë viteve të fundit është një fenomen shqetësues. Njësoj edhe në Kërçovë. Të rinjtë e këtij qyteti nuk kanë shpresa se ne vendin tonë mund të kenë një ardhmëri të mirë. Ata synojnë migrimin pasi të kryejnë shkollimin duke aluduar se sistemi i shtetit tonë nuk u ofron punësimin e duhur.

Ivana Lazeska kryetare e këshillit rinor lokal, i cili përfshinë të rinjtë e të gjitha etnikumeve tha se të rinjtë e vendit perspektiven e shohin në shtetet e BE-së.

“Deri më tani por edhe më herët të rinjtë kanë problem më atë që të kyçën dhe ta kërkojnë të ardhmen e tyre në qytetin tonë ose në shtetin tonë, ata duan që të migrojnë në vendet tjera evropiane ku shohin perspektivë më të mirë, sepse mendojnë se funksionimi i sistemit në vendet evropiane është shumë më i mirë se i joni dhe ndjehen më të sigurt të punojnë atje se sa në vendin tonë”, tha Ivana Lazeska –Kryetare e Këshillit Rinor Lokal.

Këtë e flasin edhe statistikat e Agjencisë për punësim ku janë të evidentuar personat e pa punë të paraqitur në këtë agjenci. Statistikat më të fundit të muajit maj flasin se në Kërçovë, persona që presin punësim janë 3198, kryesisht të rijnë me shkollë të mesme dhe me fakultet. Shqetësues është fakti se për punësim presin edhe 34 magjistra shkence.

Gjithsej janë 3198, nga këto 1518 janë femra

Pa shkollim dhe me shkollim fillorë janë: 1615, nga këto 771 janë femra

Që nuk e kanë përfunduar shkollën e mesëm janë: 280, ndërsa 93 janë femra

Me shkollim të mesëm të pa punë janë : 909 persona nga këto 401 janë femra

Më shkollim të lartë punë presin 45 persona, 22 janë femra

Më fakultet të pa punë janë paraqitur 314, ndërsa 210 janë femra

Magjistra të shkencave të pa punë janë 34, nga këto 21 janë femra

Ndërsa doktorë shkencash është i paraqitur vetëm 1 si i pa punë

“Të rinjtë nga mosha 15 deri në moshën 29 vjeç thonë se pasi të kryejnë studimet kanë planë që të shkojnë nga shteti jonë dhe përvojën e tyre dhe shkollimin ta aplikojnë në shtetet tjera evropiane ku mendojnë se statusi i punës do të jetë më shumë i pranuar”, tha Lazeska.

Sipas disa statistikave të bëra rreth 60 % e popullatës shqiptare në Kërçovë jetojnë në mërgim, ndërsa maqedonas që vapojnë jashtë vendlindjes janë 5%, gjithsej 35000 kërçovarë jetojnë dhe veprojnë jashtë vendit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme