Mjeku Erion Dasho komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv paralajmërimin e AKU-së për qytetarët që të mos konsumojnë salsiçet ‘Wudy’.
Mjeku Dasho deklaroi se nuk mund të vihet damka e rrezikut në një kategori kaq të gjerë ushqimesh që janë tregtuar në të gjithë vendin.
“E rëndësishme që një shtet serioz, që ka autoritete serioze, dhe jo amatorë, që jo rrallëherë kemi parë në sistemin shëndetësor apo sigurisë ushqimore, karakteristike dhënia e lajmeve që ndjellin panik dhe nuk i shërbejnë interesit të shëndetit publik.
Kryesisht mund të shkaktojë diarre dhe të vjella. Kjo formë kalon pa pasur nevojë për mjekim. Por mund të kalohet dhe pa simptoma.
Në momentin që preken gratë shtatzëna, personat mbi 65 vjeç, apo ato me imunitet të dëmtuar, ata me diabet, me HIV, ata që marrin terapi, janë kategori që mund të preken nga forma jashtë intensinale nga listerioza, patogen që vepron brenda qelizës, del dhe shkakton seticermi, infeksioni i gjakut që quhet në gjuhën popullore apo mund të shkaktojë forma më të rënda.
Gratë shtatzëna, nënat nuk rrezikojnë, por rreziku qëndron tek fëmijët. Mund të rrezikojnë abortin ose lindje të fëmijëve të vdekur.”-tha Dasho.
© SYRI.net