329 aplikacione janë bërë për përfitimin e 50 banesave sociale në komunën e Prishtinës, njofton .
Sipas Naser Cakollit, kryetar i komisionit të përzgjedhur për vlerësimin e gjendjes së banimit të familjeve sipas dokumentit ekzistues në lëndët e tyre, këto aplikime do të shqyrtohen nga komisioni me afat prej 30 ditësh.
Cakolli shtoi se më pas do të dilet në teren për verifikim, ndërkaq familjet e përzgjedhura për përfitimin e banesave pritet të vendosen pas dy muajve.