33 vjeçari amerikan pushton kontinentin e akullit – Për 53 ditë kalon Antarktidën pa ndihmën e askujt

Një 33 vjeçar amerikan është bërë njeriu i parë në botë që ka arritur të kalojë Antarktidën i vetëm dhe pa ndihmën e askujt – raporton Periskopi.   

Rrugëtimin e tij, Colin O’Brady e ka përfunduar për 53 ditë, duke ia kaluar kështu edhe kapitenit të Ushtrisë Britanike, 49 vjeçarin Louis Rudd, pas një gare epike nëpër akull, shkruan BBC.

Colin O’Brady

Gara mes tyre kishte nisur më 3 nëntor, ndërsa rrugëtimi që ata planifikonin ta përfundonin kishte lënë të mbytur një ish-ushtar britanik para dy viteve.

Ata kaluan 1482 kilometra rrugë në kushte ekstreme për të kaluar përreth kontinentit më të ftoftë në botë, Antarktidës.

“Jam i lodhur, i dërrmuar, por pavarësisht kësaj po shënoj progres çdo ditë”, kishte thënë ai më 20 dhjetor, derisa po kalonte ditën e 47’të nëpër Antarktidë.

Ai ishte shprehur mirënjohës ndaj perëndisë që kishte shpëtuar pa thyer ndonjë këmbë, që do t’ia pamundësonte përfundimin e garës.

“Kam tërhequr një slitë gati 170 kg për 12-13 orë në ditë, përmes vendit më të ftoftë në botë”, tha ai, teksa shtoi që aq shumë peshë kishte humbur, saqë i kishte rënë ora nga dora, madje thotë të jetë frikësuar që ta shohë trupin e tij.

Colin O’Brady

Gara përmes akullit

Gara e tyre kishte nisur me disa ditë vonesë për shkak të motit shumë të keq.

Ata ishin takuar për herë të parë në një hotel në Kili dhe ishin pajtuar që gara mes tyre të vazhdonte e vetme, dhe pa ndihmën e askujt nëpër Antarktidë.

Te dy garuesit kishin të kaluar interesante. Në vitin 2008 O’Brady kishte pësuar djegie të rëndë 25 për qind të trupit të tij gjatë një feste në Tajlandë dhe mjekët i kishin thënë atij që më kurrë nuk do të mund të ecte normalisht.

Ai përveç që ishte shëruar, kishte arritur të ngjitet në shtatë majat më të larta në botë.

Në anën tjetër, Rudd ishte babai i tre fëmijëve dhe kishte kërkuar leje për lirim nga Ushtria që ta realizonte këtë aventurë.

Louis Rudd

Ai ishte frymëzuar për këtë aventurë pas vdekjes së kolegut të tij, Henry Worsely, në po të njëjtën rrugë.

Louis Rudd

Gjatë tërë rrugëtimit të tij, Ruddi kishte mbajtur me vete flamurin e Worsely’it.

Në anën tjetër, ka disa ditë që në Antarktidë të bllokuar kanë mbetur edhe dy kosovarë, Arainit Nikqi dhe vajza e tij Mrika, të cilët kishin arritur të pushtonin me sukses majën më të lartë të kontinentit të akullt, Mount Vinson 4892 lmb, së bashku me ekipin e ekspeditës CTSS , pas ecjeve të gjata dhe duke u përplasur me motin ekstrem, arritën në kampin kryesor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme