38 Lamborghini brenda një garazhi, ja çfarë i shtyri të gjithë në një vend [VIDEO]

E martë, 18 Tetor 2016   –   Sakte.net 

Stuhia Matthew ishte shkatërruese në Haiti dhe në bregun juglindor të SHBA-ve, duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të mëdha materiale.

 

Shumë vetura u shkatërruan, po ashtu, por kur bëhet fjalë për vetura me vlera milionëshe, atëherë merren masa mbrojtëse.

“Lamborghini Palm Beach” në Florida ishte detyruar që inventarin e vet të veturave ta fuste brenda në garazhin, i cili ishte vlerësuar se mund t’i mbijetonte stuhisë. Ata futën brenda në garazhë 38 vetura Lamborghini të parkuara vetëm disa milimetra larg njëra-tjetrës, transmeton Express. Përkrah veturave “Lamborghini” shihen edhe vetura tjera ekzotike, si “Audi”, “Porsche”, “Ferrari”, “Rolls-Royce” dhe “Mercedes-Benz”.

Fatmirësisht, veturat i mbijetuan stuhisë dhe procesit të parkimit brenda dhe jashtë garazhit të padëmtuara.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme