Kryetarët e tri partive të PAN-it, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, dhe ai i AKR-së, Behgjet Pacollit, kanë nënshkruar në shtëpinë e këtij të fundit marrëveshjen për bashkëqeverisje.
Kjo erdhi pasi partia e Pacollit, AKR, sot zyrtarizoi largimin nga koalicioni LAA.
Portali Sakte.net nga burime brenda AKR – së mëson se AKR’së sipas marrëveshjes do t’i takojnë 4 ministri dhe 5 poste të zëvendësministrave./Sakte.net