4 vjet burg për kosovarin në Gjermani, përfitoi 4 milionë euro me teste të Covid-19

Një sipërmarrës kosovar me pasaportë gjermane, K.T., është dënuar me katër vjet e gjysmë burg për mashtrim të madh me teste COVID-19.

Në kulmin e pandemisë, ai krijoi një rrjet të tërë qendrash testimi në Berlin, ku falsifikoi numrat e testeve dhe kërkoi pagesa të mëdha nga shteti.

Në kohën kur kërkesa për teste ishte e madhe COVID-19 ishte në kulm, shteti gjerman vendosi të paguajë për çdo test të kryer, pa kontrolluar në detaje numrat.

Këtë mundësi e shfrytëzoi Kastriot T. për të krijuar një skemë mashtrimi që i solli miliona euro, transmeton albinfo.

Ai hap disa qendra testimi në Berlin dhe fillon të regjistrojë numra të mëdhenj testesh që nuk janë kryer kurrë. Kështu, ai arriti të mashtrojë shtetin për një shumë prej gati 4 milionë euro.

Me paratë e fituara me anë të mashtrimit, K.T jetonte një jetë luksoze. Ai bëri investime në sektorin e ndërtimit dhe të pasurive të paluajtshme.

Por, si çdo histori e mirë kriminale, edhe kjo kishte një fund të pashmangshëm./ Bild

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme