40 mijë euro të ardhura në vit, këshilltari me pasuri milionëshe i Hashim Thaçit

Një prej emrave më besnik të Hashim Thaçit përgjatë karrierës së tij padyshim se është Abelard Tahiri i cili ishte pjesë e kabinetit të Hashim Thaçit edhe kur ky ishte kryeministër, por edhe tani kur qëndron në krye të presidencës së Kosovës.

Shërbimet e Tahirit për presidentin e Kosovës arkës së buxhetit të Kosovës, sipas deklarimit të pasurisë, i kushtojnë rreth 25 mijë euro në vit. Mirëpo, Abelard Tahiri përfiton edhe rreth 16 mijë euro nga qiraja e lokaleve afariste të cilat i posedon në Fushë Kosovë duke bërë që një prej këshilltarëve të devotshëm të Hashim Thaçit të përfitojë rreth 40 mijë euro në vit, njofton portali Sakte.net

Pasuria e Tahirit tejkalon shifrën mbi 1 milionë euro. Ai ka deklaruar shtëpi banimi në vlerë prej 360 mijë eurosh, të përfituar në vitin 2012 – 2014.

http://www.akk-ks.org/declaration/2017/Presidenca/Abelard_Tahiri.pdf

Këshilltari politik i Hashim Thaçit ka deklaruar edhe një lokal afarist në vlerë të 250 mijë eurove, të përfituar në vitin 2001 – 2002, ndërsa në po të njëjtin vit ka deklaruar se ka përfituar edhe një shtëpi në vitin 2001/02.

Viti 2017 ka qenë i bereqetshëm për Abelard Tahirin. Ai është ka blërë 51 ari tokë në vlerë prej 288 mijë eurosh. Në pronësi, këshilltari i Hashim Thaçit ka deklaruar edhe një shtëpi malore të përfituar në vitin 2016, në vlerë prej 30 mijë eurosh.

Ndonëse ka deklaruar që të gjithë pasurinë e ka bërë edhe me ndihmën e biznesit familjar, në formularin e deklarimit të pasurisë nuk figurojnë bizneset që posedon familja e tij, respektivisht pasuria e prindërve.
Aty figuron vetëm kontributi i bashkësortes së tij, prej 4.320 eurosh si e punësuar në Ministrinë e Bujqësisë./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme