Jep dorëheqjen avokat i Trump, në sfondin e presioneve për çështjen ruse

Një anëtar i rëndësishëm i ekipit ligjor të Donald Trump dha sot dorëheqjen, një vendim që vjen në një moment kur presidenti amerikan duket se po përpiqet të ndikojë në hetimin e prokurorit special, për çështjen e ndërhyrjes ruse në presidencialet amerikane.Mark Corallo koordinonte komunikimin e jashtëm të ekipit ligjor në lidhje me këtë krizë që sa vjen e thellohet, njoftoi për median se po linte postin por pa bërë publike arsyet, raporton AFP.Trump ka rrezikuar në një intervistë dhënë dje për “New York Times”, duke paralajmëruar hetuesit e Robert Mueller të mos fokusohen në financat familjare.Prokurori special u emërua në mesin e muajit maj nga Departamenti i Drejtësisë për të drejtuar hetimin federal, më parë nën kryesimin e FBI-së, në lidhje me një bashkëpunim të fshehtë mes stafit të miliarderit dhe Rusisë gjatë fushatës presidenciale të 2016.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme