Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Llugë të Podujevës, me ç’rast është goditur për vdekje një 4 vjeçar nga një veturë e tipit Fiat.
Sipas Policisë së Kosovës, këmbësori (4-vjeç, mashkull ) nuk ka mundur të përballojë plagët e marra dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën Emergjente në Podujevë, shkruan Indeksonline.
Bëhet fjalt për Art (Isak) Currin i cili është djali i selektorit të Federatës së Karatesë.
Këtë e kanë bërë publike vet kjo Federatë, e cila përmes një njoftimi në Facebook, njëherësh i shpreh ngushëllime familjes Curri për këtë humbje./Indeksonline/
Ja njoftimi i plotë: