Një incident mes një të burgosuri dhe dy zyrtarëve korrektues ka ndodhur dje në mëngjes në Burgun e Sigurisë së Lartë.
I burgosuri dyshohet se ka sulmuar fizikisht zyrtarët, ndërsa për futjen në kontroll të tij u përdor sprej.
Të tre ata morën tretman mjekësor.
Vepra u cilësua si “sulm ndaj personit zyrtar”.
“Fsh. Gerdoc, Podujevë 04.09.2026-08:10. Nga Burgu i Sigurisë së Lartë është raportuar se i burgosuri mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë korrektues meshkuj kosovarë. Gjatë futjes së situatës nën kontroll ndaj të burgosurit është përdorur sprej. Dy viktimat dhe i burgosuri kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar si më lartë dhe vazhdon në procedurë të rregullt”.



