48 orë ndalim për Milaim Zekën, flet avokati i tij

Prokuroria e Themelore i ka caktuar një masë ndalese prej 48 orësh deputetit Milaim Zeka, nën dyshimin për mashtrim të qytetarëve me viza të shtetit te Gjermanisë.

Avokati i tij mbrojtës Gazmend Halilaj, ka konfirmuar për Indeksonline ndalesën e caktuar, duke thënë se i mbrojturi i tij është plotësisht i pa fajshëm dhe pret që drejtësia ta thotë në fund fjalën e vetë.

“Prokurori rastit ka dhënë një ndalim prej 48 orësh për Milaim Zekën, nën dyshimin për mashtrim me viza. Nuk ka asnjë prove dëshmuese apo materiale e cila e inkriminon të mbrojturin time në çfarë do vepre penale, sido qofte ne do të fillojmë betejën juridike me qëllim që ti ofrojmë gjykatës prova të mjaftueshme që klienti im është plotësisht i pafajshëm”, ka thënë Halilaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme