5 problemet shëndetësore që lidhen me djersitjen e tepërt natën

Ju ka ndodhur ndonjëherë të zgjoheni në mes të natës e të keni ndërruar rrobat për shkak të djersës?

Të gjithëve na ndodh të zgjohemi të djersitur e natën pasardhëse të kemi fjetur veshur apo mbuluar më hollë.Gjithnjë djersitja gjatë natës lidhet me temperaturën e dhomës pa e menduar se kjo gjendje mund të lidhet me disa probleme shëndetësore. Menopauza dhe teprimi i alkoolit janë disa nga shkaqet më të zakonshme, por më poshtë do të lexoni arsyet e tjera pse një njeri zgjohet i djersitur.

Rreziku për të prekur nga sëmundjet kardiovaskulare
Mosha e mesme është e rrezikuar të preket nga sëmundjet e zemrës, por nëse për shumë netë me rradhë jeni zgjuar të djersitur duhet të bëni një kontroll tek kardiologu.
Trupi juaj është duke luftuar një infeksion.
Në qoftë se trupi juaj është duke luftuar kundër një sëmundjeje apo infeksioni, kjo gjendje mund të shkaktojë djersitje natën. Kjo gjë mund të vazhdojë për ditë ose edhe javë dhe pse simptomat e tjera mund të jenë zhdukur.
Vuani nga tiroidet
Djersitja natën është një simptomë e zakonshme për ata që vuajnë nga hiperaktiviteti i tiroideve.

Disa medikamente të caktuara mund të shkaktojnë djersitj
Djersitja natën mund të jetë një efekt anësor i shumë barnave. Ilaçet kundër depresionit e ato të diabetit janë në krye të kësaj liste.

Sistemi juaj imunitar është duke mos funksionuar
Çrregullimet autoimune janë gjendjet kur sistemi imunitar gabimisht identifikon diçka normale si një rrezik për shëndetin. Këto sëmundje mund të shkaktojnë djersitje të tepërt natën