Varësia ndaj celularit është sëmundje dhe ja cilat janë pasojat

Me zhvillimin e teknologjisë, shumë të rinj duket se janë të varur pas telefonave të zgjuar. Dhe ekspertët tani zbulojnë se kjo varësi është sëmundje.

Ajo quhet “nomofobia”, sikurse përkufizohet frika obsesive se nuk mund të jeni të arritshëm në celular, për më tepër prek të rinjtë nga 18 në 25 vjeç, me vetëvlerësim të ulët dhe probleme në marrëdhënie.

Ata që janë të prekur mund të provojnë gjendje të vërteta ankthi, me marrje mendsh, dridhje, mungesë të frymëmarrjes dhe rrahje të shpejta të zemrës në rast të mungesës së rrjetit apo të telefonit jashtë përdorimi.

Për ekspertët fenomeni i “nomofobisë” lidhet me përdorimin e shpeshtë të rrjeteve sociale.

Abuzimi me ato mund të sjellë në izolim.

Madje sipas studimeve të ndryshme, 6 të rinj në 10 shtrihen në shoqëri të “smartphone”-it dhe më shumë se sa gjysma e përdoruesve kanë tendencë që të shfaqin gjendje ankthi kur mbeten pa bateri, kredite apo mbulim të rrjetit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme