Ditën e sotme është gjetur i mbytur në lumin Drin në Lezhë një 50-vjeçar.
Viktima Agim Zeqo, dyshohet se është peshkatar.
Trupi i tij u gjet i pajetë pranë fshatit Ishull Lezhë.
Shkaqet dhe motivet e ngjarjes nuk janë bërë ende të ditura. Policia ka nisur hetimet.