526 persona pajisen me certifikata të lindjes

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski, me rastin e ndarjes së certifikatave për qytetarët që kanë lindur në territorin e RMV-së, por nuk kanë qenë të regjistruar në evidencën amë dhe nuk kanë pasur certifikatë të lindjes tha se me këtë i është dhënë fund një problemi tre dekadësh, për qytetarët që kanë lindur në vend, por që nuk kanë qenë të regjistruar në evidencën amë.

“Këta shtetasit tanë nuk kishin dokumente identifikimi, nuk mund të mjekoheshin, nuk mund të punësoheshin, nuk mund të lidhnin martesë, as të rregullonin statusin e fëmijëve të tyre, thjesht nuk ekzistonin në sistemin shtetëror. Këto probleme tashmë kanë kaluar. Me ndryshimet në Ligjin për Gjendjen Civile zgjidhëm çështjet e jetës së shumë qytetarëve tanë”, tha Kovaçevski duke shtuar se ndryshimet ligjore hapën rrugën për zgjidhjen e rreth 526 fateve njerëzore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme