56-vjeçari gjendet i mbytur një në një kanal në ‘Drizë Myrteza’ të Fierit

Një 56-vjeçar është gjetur sot i pajetë në një kanal në vendin e njohur si ‘Drize Myrteza’ në Fier.


Trupi i pajetë, që ishte mbuluar me ferra është pikasur nga kalimtarët e rastit, të cilët kanë njoftuar policinë. Kjo e fundit ka mbërritur në vendin e ngjarjes, bashkë me një zjarrfikëse.

Gazetari Ervis Kuçi raporton se bëhet fjalë për shtetasin Fiqiri Muhameti. Nga dyshimet e para mendohet se viktima ka rënë në kanal, dhe për pasojë ka humbur jetën. Aktualisht trupi i pajetë ndodhet ende në kanal.

NJOFTIMI I POLICISE
Sot rreth orës 13:25, në fshatin Drizë-Myrtezaj, në një kanal vaditës është gjetur i mbytur shtetasi F. M., 56 vjeç, banues në Drizë, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shënja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme