Në raportin 24 orësh të MPB-së, bëhet me dije se është parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Kërçovë, kundër D.T.(57) nga Prilepi për shkak të dyshimit për veprën penale “shkaktim i zjarrit pyllor”, shkruan Alsat.
Personi ishte i raportuar disa herë për shkaktim të zjarrit në vend të hapur, i cili ishte përhapur dhe ka shkaktuar zjarre në sipërfaqe më të madhe, ku digjej bari dhe bimët me kërcell të ulët.
Sipas MPB-së, të gjitha zjarret janë shuar derisa me të akuzuarin është zhvilluar një intervistë zyrtare gjatë së cilës ai ka pranuar veprat./ Alsat.mk