58 punëtorë kosovarë do të fillojnë shkollimin profesional në Gjermani

Agjencioni për Përkrahje të Punësimit në Kosovë (APPK) ka zhvilluar sot takimin përmbyllës me 58 punëtorë kosovarë, të cilët pas përgatitjes 10 mujore do të fillojnë shkollimin profesional në Gjermani.

Drejtori i përgjithshëm i APPK-së, Bedri Xhaferi tha se APPK ka zhvilluar këtë projekt në bashkëpunim me Diakoninë dhe për shkak se punëdhënësit që janë në Gjermani kanë treguar interesim të shkëlqyeshëm ka vazhduar edhe bashkëpunimi i suksesshëm, transmeton kp.

“Këta kandidatë pas një procesi të përzgjedhjes që është një prej proceseve më transparente, kanë arritur që të përzgjidhen për proces të mëtejshme për aftësim”, tha ai.

Ndërsa, bashkëpunëtori ndërkombëtar i Diakonisë, Johannes Flothow tha se ky bashkëpunim ka filluar para 8 viteve me temën migrimi ilegal. Sipas Flothow, detyra e tij ka qenë të gjejë institucione në Gjermani që duan të bashkëpunojnë edhe pse ka hasur te personat që kanë hezituar për bashkëpunim.

Ndërsa, përfaqësuesi nga Ambasada Gjermane në Kosovë, Marten Menger tha se i gëzohet faktit që sheh këta të rinj kosovarë që do të vazhdojnë shkollimin dhe aftësimin në Gjermani.

Ndryshe, shkollimi dhe aftësimi profesional që do të zgjasë tri vite, do të realizohet në kuadër të projektit “Migrimi legal i qytetarëve të Kosovës në kuadër të Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Gjermani”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme