6 milionë euro dëm i parandaluar, aksion kundër kontrabandës së cigareve

Dëm prej mbi 377 milionë denarësh, përkatësisht rreth 6 milionë eurosh ndaj buxhetit të shtetit, është parandaluar pas një hetimi të gjerë kundër krimit të organizuar. Një skemë e mirëmenduar e kontrabandës ka vënë në shënjestër punonjës të policisë, doganierë dhe drejtues firmash private, të cilët kanë futur në tregun e lirë sasi të mëdha cigaresh pa paguar detyrimet ndaj shtetit.

“57 Pas një hetimi të gjerë, është zbuluar një rast i organizuar i kriminalitetit sistematik për kontrabandimin e sasive të mëdha të cigareve, si dhe shmangien e pagesës së detyrimeve ndaj shtetit, në vlerë totale prej 377 milionë denarë ose 6 milionë euro. Sasia e cigareve në të gjitha 7 rastet e zbuluara është gjithsej 69 milionë e 35 mijë cigare, të cilat janë lëshuar në mënyrë të paligjshme në qarkullim të lirë në shtet. Drejtoria e Doganave, më datë 23.09.2026, ka paraqitur kallëzime penale ndaj 3 personave juridikë dhe 18 personave fizikë, prej të cilëve 3 janë zyrtarë policorë, 4 zyrtarë doganorë, 1 nga një kompani spedicioni, 1 nga një kompani transporti dhe 1 nga një kompani importuese.” Tha Boban Nikollovski, Drejtor i Doganave

Aksioni policor u zhvillua një ditë më parë dhe u zhvilluan bastisje në 20 lokacione të ndryshme, përshirë në Gjevgjeli, Vallandovë, Strumicë, Dojran, Veles dhe Shkup./Alsat.mk

The post 6 milionë euro dëm i parandaluar, aksion kundër kontrabandës së cigareve appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme