600 gra vriten në shtëpitë e veta çdo muaj

Më shumë se 600 gra ruse vriten në shtëpitë e veta çdo muaj, sipas parashikimeve të nxjerra nga statistikave të gjera të policisë.

 

Por, shumë në Rusi tani druajnë se situata veçse do të përkeqësohet, transmeton Express.

Dhoma e ulët e Parlamentit të Rusisë e ka miratuar një amendament cili e largon abuzimin familjar nga kodi kriminal.

Nëse presidenti Vladimir Putin e nënshkruan ndryshimin në këtë ligj ashtu siç edhe pritet të ndodhë, do të thotë se personat që e kryejnë një krim për herë të parë, pra që e rrahin një anëtar të familjes, por nuk e rrahin aq keq sa për ta bërë për spital, nuk do të përballen me dënim me burg.

Dënimi maksimal do të jetë gjobë apo paraburgim deri në dy javë./Gazeta Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme