Prizren, 7 vjeçja rome kërkon lëmoshë në acar, Policia ndalon gjyshin e saj

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh, ka njoftuar për një rast të ndodhur në Prizren që është cilësuar si “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

Në njoftim theksohet se më 27.01.2017, rreth orës 14:15, hetuesit e Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në sheshin “Shadërvan” kanë hasur një fëmijë të moshës 7 vjeçare i nacionalitetit rom duke kërkuar lëmoshe.

“Kushtet atmosferike në atë kohë ishin shumë të ftohta, fëmija është marrë nga hetuesit dhe është sjellë në Stacion Policor, ku është kërkuar edhe asistenca e punëtorit social”, bën me dije PK, raporton Koha.net.

Ndërkaq, sipas Policisë, më datë 30.01.2017 në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar gjyshi i saj i cili pas konsultimit me prokurorin kujdestar të krimeve të përgjithshme, ndalohet në ndalim policor për 48 orë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme