65 milionë persona janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre në vitin 2016

Një rekord prej 65.6 milionë banorësh, azilkërkues janë zhvendosur ka thënë agjensia e OKB-së për refugjatët, transmeton Klan Kosova.

Numri i përgjithshëm i personave të zhvendosur në mbarë botën, është rreth 300 000 më i lartë në fund të vitit 2016 sesa në fund të 2015-tës dhe në këtë numër përfshihen refugjatët, azilkërkuesit dhe njerëzit e zhvendosur brenda vendeve të tyre, ka thënë Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

Lufta civile gjashtëvjeçare e Sirisë ka mbetur burimi më i madh i zhvendosjes, me 12 milionë njerëz – rreth dy të tretat e popullsisë. Ata u pasuan nga rreth 7.7 milionë kolumbianë, 4.7 milionë afganë, 4.2 milionë irakianë dhe 3.3 milionë sudanezë të jugut.

Siria është vendi i vetëm në të cilin shumica e popullsisë është zhvendosur me forcë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme