Dyshohet për sulm terrorist, rrethohet “Champs Elysee” në Paris

Një operacion policor është duke u zhvilluar në Paris rreth zonës së “Champs Elysees”, mes raporteve për një makine e cila ka marrë flakë, raporton BBC.

Mediat lokale thonë se një njeri është ndaluar ndërsa nuk është ende e qartë se çka çoi në praninë e madhe të policisë.

Franca është aktualisht në gjendje të jashtëzakonshme, pasi u godit nga një valë sulmesh terroriste vdekjeprurëse në vitet e fundit.

Një polic u qëllua për vdekje dhe dy të tjerë u plagosën në një sulm në Champs Elysees në prill, pak ditë para zgjedhjeve presidenciale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme