7 kompani dënohen me nga 7 mijë euro, po keqpërdorin situatën për t’i shitur produktet më shtrenjtë

Disa kompani po keqpërdorin situatën dhe po i shesin produktet çmime më të shtrenjta.

Inspektorati shtetëror i tregut deri më tani ka hasur disa parregullsi në markete, të cilat duhet t’i shisnin produktet me çmimet e blerjes si bukën, miellin tip 400 dhe vajin e lulediellit, ndërsa produktet tjera duhet të shiteshin me marzhë prej 3% në shitje me pakicë dhe 4% me shumicë.
Në total janë kryer 156 inspektime, ku në 33 subjekte janë konstatuar shkelje për mosrespektimin e këtij vendimi.

“Vetëm në Shkup në shtatë subjekte konstatuam shkelje për mosrespektim të vendimit, të gjithë ato subjekte janë tregtar të mëdhenj ku shuma e gjobës është 7000 euro person juridik dhe 350 euro për personin përgjegjës për subjektin afarist”, njofton Aneta Simeska Dimoska – drejtoreshë e Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

Simeska shtoi se nuk ka pasur shumë ankesa nga ana e qytetarëve sa i përket produkteve ushqimore në markete, por apeloi që qytetarët t;i lajmërojnë rastet e tilla.

Сфатете сериозно на појавата на габа на стапалата и ноктите! Прочитајте зошто…
“Në këto momente nuk kemi raportime të tilla me informata konkrete se sa në shiten në atë market. Kishim një ankesë për llogarinë fiskale, ishte e vetmja në mënyrë elektronike dhe u morën masa për atë e cila ishte të premten pasdite”.

Inspektimet janë kryer në gjithë territorin e Maqedonisë, ndërsa do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme