7 vjeçari goditet me veturë në Ferizaj, vdes rrugës për në spital

Policia e rajonit të Ferizajt njofton se në një aksident trafiku të ndodhur sot rreth orës 12:20 në fshatin Brod, ka humbur jetën një person.

Rasti ka ndodhur në rrugën lokale të fshatit Brod, ku sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit të udhëtarëve me targa lokale  I.H.( 39 vjeç),duke mos përshtatë shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës,  godet këmbësorin R.H. ( 7 vjeç) i  cili pëson lëndime serioze.

I lënduari dërgohet në shtëpinë e shëndetit  në Shtërpcë ,ku nga personeli mjekësor është njoftuar se viktima   nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetimet lidhur me rastin, ndërsa i dyshuari, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndalohet për 48 orë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme