Kjo është 39 vjeçarja Sebajete Bislimi nga Tetova. Është e sëmurë nga multipleksi për shtatë vite me radhë dhe është e pa lëvizshme. Është e martuar edhe ka dy fëmijë, por gjendja e rëndë shëndetësore po e mbanë në shtrat si të pa lëvizshme.
“Unë shtatë vite vuaj nga tumori dhe e kamë sëmundjen e multipleksit, damarin kryesor të zënët, shtatë vite vuaj nga kjo sëmundje, por sivjet shumë më ka rënduar pasi nuk munda t’i mbërrijë terapitë. Kamë dy fëmijë, kam edhe burrin, por jetoj me qira. Kush ka mundësi të më ndihmojë për terapinë, se për të ngrënë e për të pirë nuk më intereson. Të çohem pak për këta fëmijë. 39 vjeçare jam, prej në 33 vjet jam në shtrat”, thaSebajete Bislimi.
Ajo ka qenë në Turqi dhe Kroaci, por terapia që ata janë kanë sugjeruar është shumë e shtrenjtë dhe nuk ka mundur ta përballojë koston.
“Turqi kamë qenë. Shtatë vjet ka që isha në Turqi më thanë se operacion nuk mund të bëhesh pasi që është truri i vogël. Vetëm kjo terapi është që mund ta ndërpresim tumorin edhe multipleksin, ma dhanë teprinë dhe e mora. Në Turqi më morën 12 mijë euro me ndihmën e njerëzve. E mora terapinë e Turqisë por nuk më ndihmojë erdha edhe këtu shkova në Kroaci e mora edhe atje një terapi 3 mijë euro i kam edhe llogaritë por as atje nuk më ndihmoi. Tash e kanë gjet këtë terapi, por unë nuk kam as të shes as të blejë. Shteti nuk më ndihmon asgjë pasi që e shtrenjtë është edhe nuk i dal zot.
Sa kushton kjo terapia ?
3700 euro është jashtë kjo. Ma kanë dhënë edhe një mundësi në Bolonja të Italisë. Ata kanë thënë se ne shërojmë.
Sa kushton atje ?
12 mijë euro atje kanë thënë se 60 % e ndërpresim se unë jam operuar edhe në bark nga tumori tash më ka dalë edhe këtu në qafë se vetëm shtohet në del në trup, a unë ato kushte si kam”, shtoi ajo.
Sebajeti kërkon ndihmë. Ajo thotë se nuk kërkon para në dorë, kush ka mundësi ta paguajë terapinë në spital. Thotë se vetëm një injeksion kushton 150 euro.
“Kërkojë nga të gjithë vëllezërit edhe motrat kush ka mundësi për hir të Zotit, nuk ka nevojë mua le ta paguajnë ilaçin, unë nuk dua asgjë të bëjnë sevap që të ngrohem në këmbë për atë fëmijët e mijë se gjithmonë më shohin të shtrirë. Tu buzëqesh fytyra edhe atyre tu bëjnë një herë nëna bukë të hanë një herë bukë nga nëna e tyre .
A mund të lëvizësh ?
Jo pa ndihmën e fëmijë jo. Kjo dora nuk mban asgjë e humbi vetëdijen si jam në këmbë bie. Trupin zi e kam pasi që kamë rënë shpesh, nuk mundi hiq më humbet vetëdija ”, tha Bislimi.
Jeta e Sebajetit mund të ndryshojë vetëm me ndihmën e njerëzve human. /TV21
Numri i telefonit: 075 345 049
Xhirollogaria:
MK 07200002650978467
Sebajete Bislimi