Një grua 79-vjeçare u burgos për një muaj pasi injoroi paralajmërimet për një “fushatë urrejtjeje” ndaj fqinjit të saj.
Kathleen Neal, 79 vjeçe, shpesh ka spërkatur me ilaç për barërat e këqija bimët e fqinjës së saj dhe ka derdhur urinë përmes gardhit.
E moshuara e çuditshme jeton në Leicestershire të Britanisë së Madhe, shkruan “Daily Mail”.
Fushata e saj e urrejtjes duke përfshirë thirrje të shumta telefonike me një numër të paregjistruar, ka vazhduar me vite.
Kamerat e sigurisë kapën gruan e moshuar, duke rrëzuar vazot me lule të fqinjës.
Viktima e saj, Susan Brookes, ka thënë më parë se Neal ka bërtitur në vijimësi duke u kërkuar të ktheheshin andej nga kishin ardhur.
Çmimet e shtëpive në këtë zonë janë mesatarisht 400,000 funte.
Ajo injoroi një ofertë të “shansit të fundit” nga një gjykatë e qarkut vitin e kaluar dhe u thirr përsëri në Gjykatën e Qarkut të Nottinghamit, të hënën duke u akuzuar për nëntë shkelje të reja.
Një urdhër i autoriteteve ndaj gruas në vitin 2016, nuk ndryshoi sjelljen e saj. Kjo u pasua nga dënime financiare, përfshirë një gjobë prej 3,500 funte lëshuar në gusht të 2017-ës./oranews
© KOHA.