Pasi që bukuria vjen nga brenda, konsumoni ushqime të cilat përmbajnë kolagjen dhe në këtë mënyrë zvogëloni rrudhat tuaja. Kolagjeni është proteina e cila luan rol kyç në pamjen e lëkurës sonë dhe është përgjegjës për pamje rinore dhe lëkurë të ngrehur.
Me kalimin e viteve koncentrimi i tij zvogëlohet, dhe si pasojë e kësaj shfaqen rrudhat. Pas moshës 25-vjeçare fillojnë të vërehen shenjat e para të plakjes, dhe në vend se të merrni preparate të shtrenjta, ushqejeni lëkurën nga brenda.
Ka ushqime të cilat janë të pasura me kolagjen, prandaj duhet t’i përfshini në menynë tuaj ditore.
Salmoni, skumbri dhe sardelet
Këto ushqime janë të pasura me acidet yndyrore omega-3, të cilat i bëjnë mjete të shkëlqyeshme për luftë kundër plakjes së lëkurës. Konsumimi i peshkut mund të ndihmojë edhe si preventivë në ditët rinore kur rrudhat nuk shihen. Përfshini këto ushqime në meny dhe do t’i siguroni lëkurës sasi të mjaftueshme të kolagjenit.
Soja dhe tofu
Nëse e përfshini sojën dhe tofun në ushqim mund të kompensoni gjashtë për qind kolagjen për gjashtë muaj. Tingëllon shkëlqyeshëm, apo jo? Soja përmban fitoestrogjen, i cili ka efekt sikur hormoni estrogjen dhe nxit prodhimin e kolagjenit dhe ndihmon në mbajtjen e pamjes rinore.
Mishi i bibës
Mishi i bibës është burim i shkëlqyeshëm i proteinave, sepse madje 25 deri 30 për qind e të gjithë proteinave në trup përmbajnë kolagjen. Ky mish përmban edhe një përbërës të shkëlqyeshëm për luftë kundër plakjes së lëkurës, dhe kjo është proteina karnosinë e cila ngadalëson procesin e plakjes.
Spinaqi
Perimet të cilat mund të lëvdohen me gjethet e veta ngjyrë të gjelbër të mbylltë, ku bëjnë pjesë edhe spinaqi dhe lakra e gjelbër janë të pasura me luteinën antioksidante e cila neutralizon radikalet e lira. Ushqimet e pasura me antioksidante janë të nevojshme për t’u mbajtur niveli i kolagjenit në trup dhe pamja rinore.
Dredhëzat
Kjo pemë përmban përqindje të lartë të vitaminës C, dhe përveç kësaj ndihmon në ruajtjen e kolagjenit të marrë dhe atij ekzistues.