Protesta ka hyrë në ditën e 80-të, duke shënuar një nga periudhat më të gjata të protestave të njëpasnjëshme të zhvilluara gjatë muajve të fundit në kryeqytet.
Prej 80 ditësh, qytetarë janë mbledhur në hapësirat qendrore të Tiranës dhe para Kryeministrisë, duke vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesat për ndryshim politik. Protesta është identifikuar gjerësisht me emërtimin “Revolucioni i Flamingove”.
Gjatë kësaj periudhe, tubimet kanë kaluar në forma të ndryshme, nga marshimet dhe grumbullimet masive deri te protestat e përditshme para institucioneve. Kërkesa kryesore mbetet ajo për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe për ndryshime politike.
Protestuesit vijojnë të dalin në rrugët e Tiranës të shumtë në numër dhe me artikulime të qarta.
Për disa ditë protestave iu bashkua dhe diaspora, duke i dhënë një energjizim këtij tubimi.
The post 80-të ditë revoltë, protesta merr dimension historik! Qytetarët nuk tërhiqen, kërkohet dorëheqja e Ramës appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



