Zaev sqaron në Beograd si u zgjidh konflikti diplomatik Maqedoni-Serbi

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili ndodhet për vizitë në Beograd, pasi ka shfaqur dëshirën që dialogu midis Beogradit e Prishtinës të rezultojë me zgjidhje sa më shpejt, ka sqaruar edhe gjetjen e zgjidhjes për konfliktin diplomatik midis Maqedonisë e Serbisë, muaj më parë, transmeton Koha.net.

Ai tha se zgjidhja u gjet përmes rrugëve miqësore e diplomatike.

“Bëmë marrëveshje bilaterale, ne tërhoqëm njeriun tonë, Serbia tërhoqi njeriun e vet. Kështu bëjnë miqtë”, u shpreh Zaev, transmeton Koha.net, duke konstatuar se shërbimet informative duhet të jenë të ndërlidhura, të shkëmbejnë informata dhe të ndihmohen reciprokisht.

Ai vlerësoi po ashtu se marrëdhëniet midis Serbisë e Maqedonisë janë miqësore dhe në nivel tpë lartë, ndërsa integrimet europiane përbëjnë prioritet në politikat e të dy vendeve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme