81 vjeçari ngacmoi 9 vjeçaren në Shkup, nis procesi hetues

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka nxjerrë urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese kundër një personi të moshës 81 vjeçare, i dyshuar për akte të tjera seksuale ndaj një fëmije nën moshën 15 vjeç.

I dyshuari ka shfrytëzuar rastin në të cilin një vajzë 9-vjeçare i ka kërkuar një nderë si fqinj, duke e thirrur në shtëpinë në Kisella Vodë dhe aty ai e ka prekur.

Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit, duke pasur parasysh se në rastin konkret ekziston rreziku i arratisjes, mundësia që i dyshuari të ndikojë mbi viktimën ose të përsërisë veprën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme