Rrugën drejt vendit të shenjtë shumë besimtarë mysliman do ta marrin edhe sivjet.
E nisja e grupit të parë të hanxhinjve nga Kosova për në haxh do të bëhet ditën e premte.
Edhe disa grupe tjera do të nisen deri më 4 shtator.
Për këtë, Bashkësia Islame tashmë ka bërë gati gjithçka.
E ata që e bënë këtë rrugë e presin që të shkojnë prapë – haxhin e vlerësojnë rrugëtim të jetës së tyre.
Çmimi për të marrë këtë rrugë nën organizimin e Bashkësisë Islame, sivjet është 3400 euro.
Nga Bashkësisë Islame, po thonë se kjo është si shkak i rritjes së çmimeve në Mekë. Veç kësaj këta po zotohen se kushtet që do t’i kenë kosovarët do jenë më të mira nga haxhijtë e vendeve të tjera.
E sivjet besimtari më i ri nga Kosova do të jetë një 6 vjeçar, kurse më i moshuari një 87 vjeçar. Bashkë me të tjerët këta do të qëndrojnë në Arabinë Saudite për 21 ditë.