97-a, viti dramatik për shqiptarët që nuk harrohet kurrë

Viti 1997 edhe sot kujtohet nga njerëz të cilët e përjetuan këtë ngjarje që shkatërroi një shtet të tërë.

Më 3 mars të vitit 1997, Sali Berisha rizgjidhet President i Republikës me votat e deputetëve të PD-së dhe më 13 mars kërkon ndihmën ushtarake nga Bashkësia ndërkombëtare për të zgjidhur krizën që kishte filluar.

Gjatë kësaj periudhe të errët pati shumë viktima. 28 mars 1997 mbetet dita më tragjike, pasi humbën jetën 115 persona që ishin nisur prej brigjeve të Vlorës drejt Italisë, për t’u larguar prej varfërisë dhe gjithë asaj tragjedie, me shpresën se do të gjenin një jetë të qetë, por anija u fundos nga një anije italiane në ujërat e kanalit të Otrantos. U deshën disa muaj pas ngjarjes që anija të nxirrej nga fundi i detit, bashkë me disa prej trupave të viktimave.

Imazhet e asaj periudhe janë të pabesueshme, ku shumë depo të armëve u hapën, ndërsa i gjithë armatimi u përhap dhe pothuajse çdo person ishte i armatosur.

Për disa muaj, shpërthejnë depot e armëve në disa qytete njëra pas tjetrës.

Në fillim të muajit maj të 97-s rritet numri i viktimave në disa qytete të Shqipërisë si: Vlorë, Shkodër, Durrës, Berat dhe Tiranë.

Muharrem Gërguri, kryetar i Shoqatës “Kosova” në Fier, kujton se si atë vit të tmerrshëm Fieri e kaloi më lehtë.

Besa Çeku – Buçinca në vitet e 90-ta ishte e angazhuar në Radio Televizionin Shqiptar, kujton se si nuk e kishte menduar kurrë që në shtetin Shqiptar do të ndodhte një ngjarje e tillë.

Vladimir Semini ishte aktiv në atë periudhë në Bashkinë e Fierit dhe kujton se sa ishte e vështirë të kalonte nga ndërtesa në ndërtesë, pasi gjuajtja me armë të ndryshme nuk ndalej në asnjë moment.

Qershori i 97-s sjell zgjedhjet e parakohshme. Partia Socialiste doli fituese dhe kishin premtuar se nuk do të merrnin as një post qeveritar pa përfunduar kriza e fajdeve.

Ndonëse humbën demokratët dhe qeverinë e morën në dorë socialisët, në korrik bandat vazhdonin ende ta sundonin vendin ku mbretëronte ende atmosferë frike dhe terrori. Më 24 korrik 1997, Sali Berisha jep dorëheqje nga posti i presidetit.

Rexhep Mejdani zgjidhet President i Republikës së Shqipërisë me votat e socialistëve dhe nga forcat e tjera në koalicion qeveritar.

20 vjet pas, shumë prej autorëve të ngjarjeve tragjike janë zbuluar, por nuk është dënuar askush dhe shumë ngjarje të tjera kanë mbetur ende të pazgjidhura.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme