99% votues i thonë po referendumit në Repbulika Srpska

Sakte.net / e Hënë 26 Shtator 2016 / 09:19

Rezultatet e para na referendum i së dielës në Republika Srpska, tregojnë se 99.79% e votuesve kanë i kanë thënë po shënimit të ditës së republikës me 9 Janar, shkruajnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.

Këto janë rezultatet nga numërimi i 71% e votave të referendumit, që u kundërshtua nga gjykata më e lartë e vendit.

Pasi qendrat e votimit janë mbyllur, Presidenti Milorad Dodik, arkitekti i këtij referendumi që e ka ndarë vendin në linja etnike, i është adresuar një turme prej 1000 vetash në qytetin Pale.

“Sot kemi shkruar edhe një faqe në historinë tonë të lavdishme dhe kemi treguar se jemi njerëz që luftojnë për lirinë, për të drejtat e Republikës”, ka thënë Dodik.

Referendumi është një reaksion ndaj një vendimi që Gjykata Kushtetuese kishte marrë gjatë vitit të kaluar, duke mos e lejuar 9-të Janarin të jetë Dita e Republikës. Kjo për shkak se u cilësua që kjo datë është diskriminuese kundër jo-serbëve që jetojnë në këtë vend, e po ashtu për shkak se është një ditë e religjionit ortodoks.

9-të janari i vitit 1992, ishte dita kur serbët e Bosnjës kishin deklaruar krijimin e Republika Srpska.

Referendumi i tashëm, i cilësuar nga disa edhe si shkelës i marrëveshjes së Dayton’it që i dha fund luftës, është kundërshtuar fuqishëm edhe nga Bashkimi Europian dhe SHBA’të.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme