Një tërmet prej 3,8 ballësh sipas shkallës së Rihterit është regjistruar paradite në orën 10:13 me epiqendër në rajonin e Dojranit. Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup njoftoi se epiqendra ka qenë 15 kilometra në lindje të Dojranit, në Greqinë.
Tërmeti është ndjerë nga banorët në Dojran, Vallandovë dhe Strumicë, me intensitet prej tre deri në pesë ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane.