Kurti e Konjufca takojnë Apostolovën

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca, takuan shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Sipas njoftimit të kësaj partie, thuhet se në këtë takim u diskutua për zhvillimet politike në institucionet e Kosovës, për gjendjen socio-ekonomike në vend dhe për sfidat e shtetndërtimit dhe integrimit.

“Kurti dhe Konjufca shprehën qëndrimet e Vetëvendosjes për shtet të së drejtës dhe vizion ekonomik të përqendruar në punësim”, thotë VV në njoftimin për media.

Të dy palët u pajtuan për rëndësinë e reformave për integrimin e Kosovës në BE gjë që do të rriste si rregullsinë dhe ligjshmërinë, po ashtu edhe bashkëpunimin ekonomik e shoqëror.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme