Arrestohet një polic në kufirin Shqipëri-Maqedoni, ja emri i tij dhe “dallaverat” që bënte!

Një 32-vjeçar nga qyteti i Pogradecit është arrestuar ditën e sotme nga Shërbimi për Çëshjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Ministrinë e Brendshme.

Ardian Hoxha mbante detyrën përgjegjës turni në pikën kufitare të Qafë-Thanës dhe akuzohet se ka shkelur detyrën duke lejuar që shtetas të ndryshëm të kalojnë drejt Maqedonisë.

Këtyre shtetasve nuk u lejohej të udhëtonin jashtë territorit të Shqipërisë, por nënkomisari Hoxha i la lejuar të udhëtojnë drejt Maqedonisë duke iu hapur rrugën kështu drejt zonës Shengen, transmeton Gazeta Lajm.

Dyshohet se kundrejt pagesave 32-vjeçari Hoxha lejonte kalimin e shtetasve të ndryshëm, që nuk mund të udhëtonin në drejtim të Maqedonisë dhe zonës Shengen.

Hetimi po vijon për zbulimin e personave të tjerë të implikuar.

SHÇBA ka ftuar me këtë rast qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie të konstatuar apo korrupsioni, ku janë të implikuar punonjës të Policisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme