Haradinaj merr vizën amerikane

Lajmi se kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, mund të mos pajisej me vizë amerikane u bë kryetemë e ditëve të fundit.

Por, kjo çështje mori fund pasi i pari i ekzekutivit sot ka marrë vizën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku edhe pritet që të udhëtojë së shpejti për të qenë pjesë e Lutjeve të Mëngjesit më 8 shkurt në Washington.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi, shkruan Klan Kosova.

Vetë Haradinaj kishte thënë përmes një postimi në Facebook se i ishte nënshtruar të gjitha procedurave të rregullta dhe se po priste vizën, si gjithë qytetarët.

“Pres edhe për vizë deri kur të ma japin. I besoj Kosovës! I besoj Amerikës! Jam ende në procedurë për vizë”, kishte shkruar para disa ditëve kryeministri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme